KAMPI DIMEROR 2017

KAMPI DIMEROR PER FEMIJE “SMART 2017”

SUPERAKTIV – DINAMIK – SFIDUES

25-30 Dhjetor 2017

Te dashur prinder,

Qendra Sportive SMART ju njofton se pergjate pushimeve dimerore shkollore do te organizoje Kampin Dimeror 2017.

Kampi eshte dizenjuar per te argetuar dhe kenaqur femijet, si dhe nje forme per te shkarkuar stresin e mesimeve.

Tashme ne edicionin e trete te organizimit te Kampit Dimeror, fale profesionalizmit dhe pergjegjshmerise se stafit me eksperience te SMART, perkushtimit dhe dashurise per femijet, na ka bere te ndjehemi mire dhe krenare per besimin e prinderve por mbi te gjitha argetimin e femijeve te cilet do te mund ti kujtojne gjithe jeten eksperiencen e perjetuar dhe aventurat e tyre pergjate kampit.

Kampi tek Qendra Sportive SMART eshte pa dyshim zgjedhja me mire e prinderve qe deshirojne per femijet e tyre: nje pushim cilesor dhe aktiv – larg tabletave apo video games, siguri dhe me shume se thjesht kujdestari.

Programi – 25-30 Dhjetor 2017
E Hene – E Shtune 09:00 – 15:30

** 2 Snack te perfshira, fruta, qumesht/kos ne dite, uje, ndersa dreken femijet duhet ta marrin me vete nese prinderit mendojne se me shume sasi ushqimore ju nevojitet.

?Per tu bere pjese e kesaj aventure te kendeshme mund te rregjistroni femijet tuaj tek linku i meposhtem.
https://goo.gl/forms/iSjuUjc0WKRd8zG32

Filozofia e Kampit ne Smart eshte ARGETIM nepermjet:

• Multi Sporte dhe aktivitete sportive
• Kamp me stil edukimi modern
• Kamp me stil eksplorues dhe aktiv

Me eksperiencen e organizimit te Kampeve Verore dhe Dimerore ne disa vite, por ne menyre te vecante te stafit profesional dhe te perkushtuar, Kampistet do te gezojne permes nje programi te larmishem aktivitetesh argetuese ne ambjentet e brendeshme dhe te jashteme te Qendres Sportive Smart duke perfshire mesim aftesish ne sporte te ndryshme, lojera argetuese, aktivitete kreative, zbulimi, shendeti dhe fitnesi, etj.
?⚽??????

Per cdo pyetje mos hezitoni te na kontaktoni ne:

Cel. 0665868111 ose e-mail info@smart-sports.org

Vizitoni faqen ne facebook @Qendra Sportive SMART ose web www.smart-sports.org

Gjithashtu, nese deshironi te beni nje dhurate  , mund te sponsorizoni nje femije te pa mundur qe te gezoje ne keto festa dhe pushime dimerore.

Per me shume informacion ju lutem gjeni bashkengjitur posterin e Kampit si dhe nje model te programit javor.

Faleminderit

KAMPI VEROR 2016

KAMPI VEROR PER FEMIJE – 2016
SMART ne vijim te tradites se mire tashme te krijuar dhe  eksperiencen profesionale te stafit te instruktoreve, do te organizoje Kampin Veror2016 per grupmoshen e femijeve 5-14 vjec.

Kampi tek Qendra Sportive e Femijeve SMART mund te jete zgjedhja e prinderve qe  deshirojne per femijet e tyre nje eksperience verore cilesore aktive – jo duke qendruar dhe luajtur video games, si dhe me shume se thjesht kujdestari.

Kampistet do te gezojne permes nje programi te larmishem aktivitetesh argetuese ne ambjentet e brendeshme dhe te jashteme te Qendres Sportive Smart duke perfshire mesim aftesish ne sporte te ndryshme, lojera argetuese, aktivitete kreative, zbulimi, shendeti dhe fitnesi, etj.

Zgjidhni javen/et specifike ose ndiqni te gjithe programin veror.

* Dy dite ne jave do te jene te dedikuara ne pishine (transporti per ne pishine dhe kosto e pishines jane te perfshira ne koston e kampit). 

**  Snack dhe uje i perfshire, ndersa dreken femijet duhet ta marrin me vete ose katering me porosi  jane te vlefshme sipas kerkeses.

Per regjistrim ju lutem klikoni ne kete link: http://goo.gl/forms/lBveKFbrZz

Vizotoni edhe faqen tone Web per me shume.
http://www.smart-sports.org

 Klikoni ketu per ta pare informacionin ne format PDF

SMART Kampi veror 2016_Page_1

SMART Kampi veror 2016_Page_2

Programi Javor – Kampi Veror 2016SMART Summer Camp 2016_Page_2

Weekly program – Summer Camp 2016SMART Summer Camp 2016_Page_1

 

Kampi Dimeror 2015

KAMP DIMEROR PER FEMIJE
23-29 Dhjetor 2015

Femijet me deshire i presin pushimet dimerore, por ata kane deshire te argetohen dhe kane nevoje te jene aktiv dhe jo te qendrojne duke kaluar kohe me celulare, tableta apo duke pare TV.
Qendra Sportive e Femijeve “SMART” eshte vendi i duhur per femijet dhe prinderit qe keto pushime te jene cilesore dhe argetuese, mbi te gjitha te shendeteshme.
Programi do te jete mjaft i larmishem dhe te drejtuar nga instruktore te motivuar dhe te trajnuar per femije.

Ne ndodhemi prane Fakultetit Ekonomik te Tiranes, ne Rr. e Elbasanit, ne Tirane.                                                                                                    Cel. 0665868111  /  E-mail: info@smart-sports.org 
Ju Mirepresim!

Posteri i ri Dimeror 2015

Register

Kurset qe ofrohen

Ne qendren tone ofrohen kurse te ndryshme sportive. Femijet kane mundesi te shumta te zgjedhin aktivitetin e tyre qe iu pershtatet karakterit te tyre dhe grupmoshes.

Kurset ofrohen e Hene – e Premte nga ora 16:00 – 20:00

Kurset zakonisht ofrohen ne gjuhen shqipe por edhe ne anglisht

Disiplinat qe ofrohen ne qendren tone jane:

  • Dance – Kercim
  • Futboll
  • Basketboll
  • Gjimnastike – Akrobaci
  • Fitness per femije
  • Karate
  • Multisport
  • Qitje me Hark
  • Trajnim personal

Flyer SMART

Rreth nesh

Qendra Sportive e Femijeve “Smart” eshte organizate jo-fitimprurese, e pavarur. Qëllimi i QSF “Smart” është që tu ofrojë edukim femijeve nëpërmjet sportit dhe fitnesit duke ju mundësuar një jetë aktive, cilësore dhe të shëndetshme.

Objektivat e shoqates jane:

  • Ti ofrojmë femijëve një ambjent positiv dhe argëtues
  • Të ndihmojë fëmijët dhe familjarët e tyre të zhvillojnë zgjedhje të mira për shëndetin e tyre.
  • Të zhvillojnë aftësi të mira psiko -fizike nëpermjet edukimit të sportit dhe fitnesit.
  • Tju ofrojë mundësi për një jetë aktive
  • Ti pajisë fëmijet me aftësi motorike që nuk kanë provuar më parë
  • Ti ofroje sherbim femijeve me aftesi te kufizuar dhe te spektrit autik

Welcome / Mireseardhja

MIRËSEVINI!
Në Qëndrën Sportive të Fëmijëve “SMART” ofrohen aktivitete të ndryshme sportive për grupmoshat 4-14 vjec, me qëllim zhvillimin e fëmijëve dhe aftësimin e tyre me shprehi koordinative, orientuese, si dhe edukimin e tyre me një jetë aktive dhe sociale.
Në QSF “SMART”, fëmijët do të gjejnë ambjentin e tyre të argëtimit dhe kënaqësisë, si dhe profesionalizmin dhe dedikimin e instruktorëve me përvojë në fushën e edukimit fizik dhe sportit.
Për ne, fëmijët janë fokusi dhe vlera e aktivitetit tonë. Vlerësimi, ecuria, zhvillimi dhe monitorimi i aftësive të fëmijëve të qëndrës tonë realizohet me metodat më bashkëkohore që praktikohen në botë.
Prindërit janë pa dyshim partneri ynë më i rëndësishëm dhe bashkëpunimi me ta do të jetë pjesë e planit të zhvillimit të fëmijëve.
Sigura është kryefjala e cdo aktiviteti që zhvillohet në qëndrën tonë. Për këtë gjë, janë parashikuar protokolle sigurie të vecanta për cdo aktivitet që ofrohet.
Grupet për cdo aktivitet janë të limituara për të përmbushur kërkesat e sigurisë, eficencës dhe cilësisë së punës me fëmijët. Cdo grup përbëhet nga 10 deri në 12 fëmijë.
Seancat e aktiviteteve variojnë nga 60 min në 90 min në varësi të moshës së fëmijëve.
Cdo aktivitet zhvillohet tre herë në javë në mënyrë që të ndikojë tek fëmijët në krijimin e një stili jete aktive dhe disiplinës.
QSF “SMART” ofron një sërë aktivitetesh të ndryshme sportive dhe rekreative në mënyrë që fëmijët dhe prindërit të zgjedhin aktivitetin më të përshtatshëm. Në vijim do të gjeni programin e aktiviteteve që do të ofrohen dhe pamje nga ambjentet e qendrës.
Tek ne do të gjeni skuadrën që i duhet fëmijës tuaj.

Coaching Dance1 futboll5

gjimnastike1 karate3 multisport1

volej fair play karate1

Kontakt

smart web Qendra Sportive e Femijeve SMART

E-mail: info@smart-sports.org

Cel: +355 665868111